E Martë, 3 Nëntor 2026

Behrami përfundimisht te Palermo

11/02/2005  Palermo është hedhur fuqishëm në merkato, ku goditja e radhës ka qenë talenti me origjinë kosovare dhe pasportë zvicerjane Valon Behrami. E në fakt, blerja e shumë pritur e mesfushorit 19-vjeçar që militon në radhët e Veronës, është konkretizuar për sezonin e ardhshëm. Behrami, i cili ka spikatur për paraqitjet e tij shumë të mira në kampionatin kadet në Itali, do të luajë për dy sezonet në vijim për ngjyrat e një prej surprizave të serisë A. Sipas informacioneve që bëhen të ditura nga mediat italiane, futbollisti kosovar, që vetëm pak ditë më parë ka zgjedhur të përfaqësohet në Kombëtaren Zvicerjane, do të blihet në bashkëpronësi 50% nga Juventusi dhe 50% nga Palermo. Por ndërmjet dy klubeve ekziston një marrëveshje, që të paktën fillimisht ai të qëndrojë në Siçili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›