E Diel, 1 Nëntor 2026

Vihet nën akuzë për “abuzim” mësuesi i një shkolle 9-vjeçare në Klenjë

Nën akuzën e "abuzimit" me një nxënëse në shkollën 9-vjeçare në fshatin Klenjë, Bulqizë, u ndalua të premten nga blutë e Qarkut të Dibrës, shtetasi Gëzim Çela, mësues i saj. Burimet zyrtare në drejtorinë e Policisë së këtij qarku, thanë sot se shtetasi Çela, mësues në këtë shkollë, dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën nxënësen F.S. Pas kallëzimit të bërë nga minorenia, sqarojnë burimet, shërbimet e policisë së Qarkut të Dibrës, morrën masën e ndalimit për 50-vjeçarin Cela, mbi të cilin rëndon akuza e "kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura". 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›