Gjermani mbështet ecurinë e reformave në sistemin tonë shëndetësor

Gjermania mbështet zhvillimin e shëndetësisë shqiptare si dhe garanton ndihmën për reformimin e sistemit të saponisur. "Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë vizitës 2-ditore në Berlin (Gjermani), mori këtë mbështetje nga përfaqësues të lartë të shtetit gjerman", bëri të ditur sot Zyra e Shtypit në ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tyre, ministrja Godo pati takime me homologen gjermane, Ulla Schmidt, Sekretaren e Shtetit për Shëndetësinë të kësaj ministrie, Marion Caspers-Merk, Presidentin e Budenstangut gjerman, kryeparlamentarin Nobert Lambert dhe parlamentarë gjermanë, anëtarë të komisioneve dhe politikave shëndetësore. Ministrja Godo prezantoi sistemin shëndetësor shqiptar dhe reformën e nisur, si moment kryesor në zhvillimin e shëndetësisë si dhe njohu bashkëbiseduesit me objektivat e Qeverisë shqiptare për përmirësimin e tij. Në takime u disktua për arritjen e një marrëveshje bashkëpunim mes dy vendeve, ku pritet të përfshihen shkëmbimi i eksperiencave të mjekëve në fusha të ndryshme të shëndetësisë, specializimi për menaxhimet spitalore, kualifikimi dhe shkollimi i stafeve mjekësorë, si dhe bashkëpunimi më i ngushtë me qendrat kardiologjike gjermane, bënë të ditur burimet e zyrës së Shtypit në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjatë takimeve u pa edhe mundësitë për dhënien e eksperiencës gjermane në reformën spitalore, hyrjen e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore, ndihmën e përcaktimit të kostifikimit të diagnozave, binjakëzimet me klinika gjermane, etj.
...