Advocaat beson në triumfin e Rusisë

Selektori Dick Advocaat ka thënë se futbollistët e tij mund të fitojnë Evropianin 2012.
Rusia arriti deri në gjysmëfinale në Euro 2008 nën drejtimin e Guus Hiddinkut dhe Advocaat synon të përsërit heroizmat e skuadrës së asaj kohe.
“Kemi ekip të mirë, kemi kualitet, me rëndësi është që futbollistët të besojnë, dhe, nëse jemi në formë dhe gjithçka shkon mirë, atëherë do të shfaqemi të rrezikshëm. Besoj se Rusia mund ta fitojë Evropianin”, deklaroi Advocaat për UEFA.com.