E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defoe, i gatshëm për Francën

Jermain Defoe do të kthehet në ekipin e Anglisë me kohë për ndeshjen e tyre të parë në Euro 2012 kundër Francës të hënën.

Defoe braktisi kampin stërvitor në Poloni dhe u kthye në Angli pas lajmit për vdekjen e babait të tij por Federata angleze e Futbollit (FA) ka njoftuar se sulmuesi i Tottenhamit do të kthehet për të marrë pjesë në garën kontinentale.

Ai pritet ti bashkohet ekipit të shtunën në përgatitje për duelin e parë të tyre në Grupin D kundër Francës, takim ky që zhvillohet të hënën në Donetsk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›