Terry ‘fluturon’ në stërvitje

Portieri Joe Hart ka konfirmuar se John Terry mori pjesë në stërvitjen e Anglisë të enjten.
Mbrojtësi Terry konsiderohet në dyshim për takimin e parë të Anglisë në Euro 2012 me Francën të hënën për shkak të një lëndimi që pësoi në miqësoren kundër Belgjikës javën e shkuar.
Por, ai ka udhëtuar me ekipin për në Poloni dhe Ukrainë dhe Hart konfirmoi se Terry ka punuar shkëlqyeshëm në stërvitje. “Ai ishte në rregull, fluturonte siç bën zakonisht.
Nuk më duket se ka probleme”, deklaroi Hart gjatë një konference për shtyp.