Aeroporti “Nënë Tereza”, nis faza II e terminalit
Autori i Lajmit: red.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis sot zgjerimin në kuadrin e fazës B, ku pesë mijë metra katrorë do t i shtohen sipërfaqes së terminalit të ri të pasagjerëve. E gjitha kjo, në një investim prej rreth 20 milionë eurosh.
Burime nga stafi i aeroportit, bën të ditur se puna për zgjerimin e terminalit të ri të pasagjerëve bëhet që t i hapë rrugë rritjeve të parashikuara në statistikat e transportit ajror në vend, si dhe për të lehtësuar ngarkesën në infrastrukturën ekzistuese.
Faza B
Ky zhvillim, i njohur si Faza B e Marrëveshjes së Koncesionit për modernizimin e aeroportit, vjen pas një periudhë rritjeje domethënëse shënuar në shifrat e paraqitjes së aeroportit në këto tre vitet e fundit”, tha Oltion Kadaifçiu, specialist për mediat i kompanisë koncesionare të “Nënë Terezës”. Ai detajoi se zgjerimi do të kryhet në anën veriore të terminalit dhe ishte parashikuar në projektin modern të arkitektit malejzian Hin Tan. “Zgjerimi i terminalit të ri të pasagjerëve përveç rritjes së kapaciteteve tona për të pritur një numër akoma më të madh pasagjerësh, do të rrisë ngrejë më lart standardet e sigurisë, rehatisë dhe shërbimit për pasagjerët”, ka deklaruar Andrea Gebbeken, drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s. Ajo saktësoi se “pasagjerët tanë do të kenë mundësinë të shijojnë frytet e këtij procesi të vazhdueshëm modernizimi pas shtatorit të 2009-ës”.
Shtimi i sporteleve
Nga të dhënat bëhet e ditur se zgjerimi fizik i terminalit do të përfshijë 14 sportele check-in, infrastrukturë për transportimin e bagazheve, hyrje të reja, 3 sportele për kompanitë ajrore, 3 dalje në pistë si dhe disa zyra në katin e sipërm. Në këtë mënyrë, zgjerimi i terminalit do të shtojë një sipërfaqe prej katër mijë metrash katrorë, në një lartësi deri 13.5 metra. Sipërfaqja e pajisjeve të transportit të bagazheve është 890 m², çka e çon sipërfaqen e përgjithshme të ndërtimit në 4,833 m². Kurse volumi i objektit është afërsisht 40,000 m3. Fillimi i punimeve me vlerë investimi 20 milionë euro do të bëhet me një ceremoni që do të mbahet të premten më 25 korrik ora 10.00 dhe do të ketë mes të ftuarve kryeministrin e vendit, përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë, të trupit diplomatik dhe të komunitetit të biznesit.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008