Poliklinikat, gati rikonstruksioni për 5 prej tyre
Autori i Lajmit: red.
Brenda janarit të vitit të ardhshëm, poliklinikat 2 dhe 3 do të rehabilitohen falë kontributit të Kooperacionit Italian per Zhvillim. Punimet, të cilat i janë besuar kompanisë italiane DEC s.r.l., do të çelen sot gjatë një ceremonie në poliklinikën 2, ku do të jenë të pranishëm zv.ministrja e Shëndetësisë, Zamira Sinoimeri, Ambasadori Italian në Shqipëri, Saba d Elia, bëhet e ditur në një njoftim të zyrë së shtypit pranë MSH-së. Kjo ndërhyrje është pjese e një programi, me vlerë 5.190.000 Euro, i cili parashikon ristrukturimin e 5 poliklinikave, mes të cilave edhe ajo e Gjirokastrës, Korçës dhe Peshkopisë. Iniciativa synon të kontribuojë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullsisë, ashtu si dhe për reduktimin e kostove të menaxhimit të sistemit shëndetësor, përmes forcimit të kapaciteteve, efiçencës dhe funksionalitetit të strukturave shqiptare. Ndër të tjera, është parashikuar jo vetëm rehabilitimi infrastrukturor i godinave, por edhe furnizimi me instrumente bio-mjekësore, që bën të mundur një kapacitet diagnostikues më të mirë e më të besueshëm. Financimi italian mbulon kështu kostot e asistencës teknike për të siguruar mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve. Tenderi për poliklinikën e Korçës është në fazë vlerësimi, ndërsa poliklinikat në Gjirokastër dhe Peshkopi për të cilat është përgjegjëse Società Ingegneria e Servizi, janë në fazë projektimi ekzekutiv.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008