Bakalli: Unë nuk jam pjesë e PDK-së
Autori i Lajmit: red.
Deputeti i pavarur siç deklaron dhe vetë, Gilman Bakalli, në një prononcim për “Ballkan” ka mohuar katërcipërisht se është pjesë e grupit parlamentar të PDK-së dhe Nard Ndokës. Ai ka thënë se nuk ka qenë dhe s`është pjesë e asnjë grupi, por i kanë marrë emrin për të plotësuar numrin në grupimin e tyre për shkak të mosplotësimit të numërit të deputetëve. Gjithashtu, Bakalli ka deklaruar se grupimi i PDK-së ka qenë gjithnjë në opozitë, edhe pse pjesëtarë në qeveri, ata kanë votuar kundër të gjitha ligjeve në Parlament. Ndërsa, përsa i përket grupimit të ri, atë të të Djathtëve, ai tha se, nuk është gjë tjetër veçse grupimi anti-Ndoka, të cilët duhen për të votuar reformat e Qeverisë Berisha. Bakalli ka komentuar edhe ndryshimet në qeveri, duke thënë se ministri Bode duhet të kishte ikur me kohë dhe se kjo qeveri duhet riformatuar nga e para.
Si do t i komentonit ndryshimet në qeveri, janë ato ndryshime në dikastere të domosdoshme, apo ndryshime për të kënaqur disa individë?
Këto ndryshime janë ndryshime të rradhës. Ishte rasti për të sjellë ndryshime, që mund të përmirësonin jetën e vendit. Janë thjesht ndryshime emrash. Ishte thjesht një riformatim i ekuilibrave të pushtetit, dhe s`mund të sjellin ndonjë ndryshim të madh për jetën e qytetarit.
Disa deputetë të mazhorancës kanë kërkuar heqjen nga ministria e Financës të Ridvan Bodes, ju ç`mendim keni për këtë fakt?
Unë e konsideroj absolutisht të drejtë gjykimin e ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj që ministri Bode ka sjellë mjaft probleme në perceptimin e qeverisë, si një qeveri e gjobave. Por, për mendimin tim ai duhet të ishte larguar me kohë nga qeveria.
Nëse do të kemi ndryshime të tjera në qeveri, në cilët dikasterë duhet të ketë ndryshime?
Në Ministrinë e Financave, dhe shumë të tjera, por janë probleme të balancave me aleatët dhe jo ndryshime që janë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës. Për mendimin tim kjo qeveri duhet riformatuar në themel dhe jo hiq një emër dhe vendos një tjetër.
Cili është komenti juaj për grupimin e ri parlamentar, atë të “Qendrës Liberale”, mos vallë është kjo një lëvizje e Berishës për të shmangur Ndokën?
Po. Grupimi i ri parlamentar është grupi anti-Ndoka, pas krijimit të ketij grupi ju e patë dhe vetë sa shpejt u shpallën ndryshimet në qeveri, pra menjëherë pas krijimit të tij. Grup, i cili do t i shërbejë Berishës për të votuar gjithë ato projektligje që kërkon qeveria. Grupi quhet grupimi anti-Ndoka dhe jo i qendrës.
Nëse Ndoka kalon në opozitë, cili do të jetë reagimi juaj, a do të qëndronit më në grupin parlamentar e PDK-së?
Unë aktualisht jam i pavarur dhe votoj në përputhje me parimet e mia, personale, individuale. Unë nuk bëj pjesë e grupit të PDK-së, ata kanë marrë emrin tim për të plotësuar numrin për të bërë grup parlamentar, kjo ndodh rëndom në Parlament, pothuajse me të gjitha grupimet e vogla. Pra, unë nuk i përkas grupit të PDK-së. Ndërsa, përsa i përket kalimit të Ndokës në opozitë do të thoja se grupimi i tij jo rrallë ka qenë në opozitë. Pra, ka votuar kundër ligjeve që ka paraqitur qeveria, përjashto Ndokën që nuk e bënte një gjë të tillë për arsye të postit të ministrit, mund të ketë votuar pro ndryshimeve. Por, zakonisht grupi i PDK-së ka qenë në opozitë edhe pse pjestarë të qeverisë.
P. Shehu
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008