E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunim me pushtetin vendor për regjistrimin e bizneseve

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli kërkoi dje rritjen e bashkëpunimit me pushtetin vendor për regjistrimin e biznesit. Gjatë analizës 6-mujore të Qendrës Kombëtare për Regjistrim, ministri Ruli i kërkoi kësaj administrate intensifikimin e bashkëpunimit me pushtetin vendor për të bërë të mundur që jo vetëm në dy prej qyteteve kryesore të shënohen nivele rekord në rajon, përsa i përket regjistrimit të biznesit, por mundësisht ky regjistrim të shtrihet në të gjitha qytetet. Duke vlerësuar punën e bërë nga QKR, Ruli u shpreh se kalimi i regjistrimit të biznesit nga proçedura gjygjësore në atë administrative dhe ulja e kontakteve mes biznesit dhe shtetit janë ato që përmirësojnë klimën e biznesit. "Procedurat e regjistrimit të QKR-së ka thjeshtuar dhe reduktuar dukshëm koston e shërbimeve për regjistrimin e biznesit, duke reduktuar në një ditë të vetme periudhën e nevojshme për të regjistruar një biznes të ri dhe për të bërë ndryshime në informacionin për kompaninë e regjistruar",- u shpreh Ruli. Sipas Rulit, QKR i u deshën 6 muaj të rregullonte atë çka ishte bërë mbrapsht në regjistrimin e shoqërive tregtare shqiptare për 14 vjet, për arsye se trashëgoi një arkivë të tërë dokumentare nga të gjitha gjykatat e vendit me të gjitha problematikat në këto dosje.

Ky lajm është publikuar: 25/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›