Punësohen 50 studentë në Bashkinë e Tiranës
Autori i Lajmit: red.
Rreth 50 studentë do të punësohen këtë verë nga Bashkia e Tiranës. Puna do të jetë sezonale dhe të rinjtë do të praktikojnë profesionet e tyre. Projekti i Punësimit Veror Sezonal realizohet për të gjashtin vit rradhazi në Bashkinë e Tiranës dhe synon përfshirjen e të rinjve në mënyrë të qëndrueshme në institucion. Pas një faze të rëndësishme seleksionimi, mbështetur në kriteret e pranimit, 50 studentë të Universiteteve brenda dhe jashtë vendit startuan dje projektin e “Punësimit Veror Sezonal” pranë Bashkisë së Tiranës. Numri i studentëve që aplikuan këtë vit për këtë projekt ishte 100 por 50 prej tyre do të kenë mundësi të njihen me administratën lokale, të vënë në praktikë dijet e marra në procesin akademik, si dhe të identifikohen si potencialë të mundshëm që pas përfundimit të studimeve të integrohen në strukturat e administratës lokale. “Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në zyrën e informimit publik kanë hyrë 42 mijë qytetarë dhe janë trajtuar 12 272 aplikime me shkrim. Janë një numër i konsiderueshëm dhe është shumë e rëndësishme që ky standart komunikimi të vendoset në të gjithë vendin, në zyrat e administratës publike por edhe të shkojë duke u përsosur këtu tek ne, në Bashkinë e Tiranës “- u shpreh Rama. Sipas të dhënave këta studentë që do të punojnë këtu do të jenë sigurisht një ndihmë për specialistët që presin përditë kaq shumë qytetarë, por do të jenë edhe një sy që do të vëzhgojë se çfarë gjërash duhen përmirësuar. Puna e të gjithë studentëve në bashki do të shërbejë përveç të tjerash dhe si një formë e re testimi për punën e bashkisë dhe kënaqshmërinë e publikut. Sipas arsimit përkatës studentët do të shpërndahen në departamentet e Bashkisë përkatësisht në departamentin ligjor, planifikimin strategjik, planifikimin urban, shërbimet publike, shërbimet sociale,etj. Të gjithë studentët do të vlerësohen për punën e kryer nga Mentorët e tyre në bashki me anë të Formularëve të Vlerësimit Mentorial dhe Përfundimtar. Përveç eksperiencës së ofruar nga një staf profesionistësh në fund të punësimit studentët do të pajisen me Çertifikatën përkatëse.
Gjatë periudhës së punësimit tre mujor, studentët:
• njihen me administratën lokale e me proçeset vendimmarrëse.
• përfshihen drejtpërdrejtë në punët dhe funksionet e Drejtorive të Bashkisë së Tiranës dhe në terren.
• marrin përgjegjësi direkte mbi proçedurat e punës që do realizojnë në projekte publike, projekte sociale, veprimtari kulturore.
• vënë në praktikë dijet e marra në teori.
• Të gjithë studentët do të vlerësohen për punën e kryer nga Mentorët e tyre në bashki me anë të Formularëve të Vlerësimit Mentorial dhe Përfundimtar.
Përveç eksperiencës së ofruar nga një staf profesionistësh në fund të punësimit studentët do të pajisen me Çertifikatën përkatëse.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008