Braho: Edi Rama i ka shitur zgjedhjet
Autori i Lajmit: red.
Sinjalet e hedhura ditët e fundit si dhe ftesa nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar Pëllumb Xhufi, për Partinë Socialiste dhe një takimi të mundshëm në nivelet më të larta të dy partive me qëllim ribashkimin e opozitës kanë qenë kryefjala e intervistës që zhvilloi gazeta “Ballkan” me deputetin e LSI-së, Spartak Braho. Braho është shprehur se edhe pse partia e tij bëri e para lëvizjen për një dialog me PS-në nuk shikon të ardhme përsa i përket bashkëpunimit si parazgjedhor, por dhe në të ardhmen me socialistët dhe fajin e gjen tek lideri i saj, Edi Rama. Ai tha se: “Unë deri tani nuk shikoj ndonjë qasje, as pres të ketë ndonjë takim të mundshëm. Por, edhe nëse do të ketë ndonjë takim nuk bëhet fjalë për marrëveshje paraelektorale. I vetmi synim i takimit apo objekt i bisedave që mund të zhvillohen është kodi zgjedhor, me qëllim që të krijohen të gjitha mundësitë që të majtës të mos i rrjedhin votat, e majta të ruajë votat, dhe çdo parti të bëjë llogaritë e saj. Por, përsëri unë nuk kam ndonjë shpresë për marrëveshje, personalisht flas në emrin tim personal, pasi unë jam i bindur, që Edi Rama i ka shitur zgjedhjet në tavolinë”. Përsa i përket sigurive që paraqet kryetari Rama nëse arrihet një marrëveshje politike, Braho komentoi se: “Asnjë lloj sigurie s ka Edi Rama për të majtën. Ai në planin njerëzor është i pabesë në veten e tij, dhe në planin shoqëror i pabesë me miqtë dhe shokët e tij, kështu që ky refleksion shfaqet dhe në planin politik”.
A do të ketë takim midis liderëve të LSI-së dhe PS-së, dhe si e shikoni afrimin me Ramën, a do të ketë një bashkërendim me qëllim ardhjen në pushtet të së majtës dhe ikjen e Berishës nga Qeveria?
Unë deri tani nuk shikoj ndonjë qasje, as pres të ketë ndonjë takim të mundshëm. Dhe këtë e them me bindje, pasi kërkesës për takim që kryetari i grupit parlamentar, Xhufi i drejtoi zonjës Leskaj deri tani nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. Por, edhe nëse do të ketë ndonjë takim nuk bëhet fjalë për marrëveshje paraelektorale. I vetmi synim i takimit apo objekt i bisedave që mund të zhvillohen është kodi zgjedhor, me qëllim që të krijohen të gjitha mundësitë që të majtës të mos i rrjedhin votat, e majta të ruajë votat, dhe çdo parti të bëjë llogaritë e saj. Pra, çdo gjë do të bëhet në funksion të një ligji elektoral të dobishëm për t i ndërprerë, apo për t i mbyllur çdo mundësi, Sali Berishës për ndonjë manipulim të mundshëm të zgjedhjeve në 2009. Por, përsëri unë nuk kam ndonjë shpresë për marrëveshje, flas në emrin tim personal, pasi unë jam i bindur që Edi Rama i ka shitur zgjedhjet në tavolinë.
Nëse kjo marrëveshje arrihet, sa siguri paraqet Edi Rama për LSI?
Asnjë lloj sigurie s ka Edi Rama për të majtën. Ai në planin njerëzor është i pabesë në veten e tij, dhe në planin shoqëror i pabesë me miqtë dhe shokët e tij, kështu që ky refleksion shfaqet dhe në planin politik. Që nga momenti që ai bën publike dhe artikulon ide të llojit “përtej të majtës dhe të djathtës” kuptohet që ai politikisht është i paqëndrueshëm, populli thotë i pabesë në këto raste.
Përsa i përket Kodit Zgjedhor, cili është qëndrimi i LSI-së dhe cilat do të jenë vendimet e saj në vazhdim?
Procesi i hartimit të kodit zgjedhor ka dështuar. Deri tani janë miratuar 15 nene të kopjuara nga kodi aktual, nuk është hyrë në çështjet themelore, të presim shtatorin. Përsa i përket votave të emigrantëve, i cili është projekti dhe synimi ynë përgjigjia paraprake nga të dy partitë e mëdha është negative. Pra, ata nuk i duan emigrantët, ose më mirë të themi, i duan ata vetëm për para. Kështu që në kushtet kur ata nuk i duan dhe i mohojnë votat e emigrantëve, po jo vetëm të atyre, por edhe të personave të tjerë, siç janë ata me aftësi të kufizuara. Ne do t ju bëjmë thirrje do t ju drejtohemi emigrantëve, që pozicionin apo pjesëmarrjen e tyre politike mjaft të nevojshme për zhvillimet e ardhshme në Shqipëri ta shprehin, duke sakrifikuar dhe duke arrdhur për të votuar në Shqipëri.
Si do t i komentonit ndryshimet e fundit në Qeveri, a janë ato kënaqësi partish apo u bënë pasi, me të vërtetë në ato dikastere çalonte puna?
Me ndryshimet që bëri Berisha nuk hoqi pikërisht ata që duheshin hequr, ku në krye të listës duhet të ishte një ministër karagjoz si ministri i Kulturës Ylli Pango, plus edhe nja dy tre ministra që Berisha e di shumë mirë që i ka bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Unë nuk përmend emra dhe as që dëshiroj të përmend emra, Sali Berisha dhe ata që e kanë studiuar dhe janë marrë me procesin e shqyrtimit të dosjeve e dinë shumë mirë se cilët ministra të këtij kabineti kanë ngarkesa të tilla.
Plaurent Shehu
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008