Urgjenca e Tiranës, 60 vizita çdo ditë
Autori i Lajmit: red.
Temperaturat e verës dhe rastet e helmimit e kanë çuar në 60 numrin e vizitave në Urgjencën e Tiranës. Sipas mjekëve rastet që trajtohen janë të ndryshme. Aktualisht, sipas të dhënave, shumica e pacientëve paraqiten me interokolite dhe interoviroza. Ndaj, në kushtet e temperaturave të larta, mjekët vënë theksin tek kultura e higjienës për gjithësecilin, kujdes nga ushqimet që konsumohen.
Rastet
Doktor Besnik Lamçe pohon se rastet që kërkojnë ndihmë janë të specifikave dhe problematikave të ndryshme. Por, edhe pse jo çdo rast përbën urgjencë, ekipi është në gatishmëri për të shkuar në vendndodhjen e personit. “Vajtja deri në vend është e vështirë, sidomos gjatë orëve të paradites deri në orën 21.00 të darkës, për shkak të trafikut”, thotë doktor Lamçe, sipas të cilit, më pas, dhe gjatë orëve të natës efektiviteti i punës është më shumë produktiv. Sipas tij, do të ishte një ndihmë e madhe parashikimi në rrugë i korsive të emergjencës në të ardhmen.
Kultura qytetare
Por, jo të gjitha telefonatat, të gjitha kërkesat për ndihmë, përbëjnë urgjencë. Kjo do të thotë që duhet të kemi kulturë qytetare shëndetësore, pasi sipas mjekëve në të njëjtën kohë mund të ketë një tjetër rast që përbën urgjencë. “Komuniteti duhet të mobilizohet, institucionet e ndryshme, media, të ngremë nivelin kulturor shëndetësor”, thotë doktor Lamçe.
Ndihma mjekësore
Ndërkohë, ekipi mjekësor me të mbërritur në vendngjarje vepron në varësi të gjendjes së pacientit, që kërkon këtë ndihmë me dy opsione; trajtim në banesë dhe në bazë të shkallës së gravitetit patologjik të pacientit, duke e dërguar atë në Spitalin Ushtarak për trajtim specifik, ose në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Sipas doktor Lamçes, urgjenca është e profilizuar për dhënien e ndihmës së parë për personat që kërkojnë ndihmë, për familjarët e ndryshëm. Gjithashtu, urgjenca e Tiranës merr pjesë në të gjitha emergjencat civile, që kanë nevojë për intervenime mjekësore.
Stafi mjekësor
Personeli mjekësor që shërben në këtë urgjencë përbëhet nga 27 mjekë, 21 infermierë, 2 sanitarë dhe 13 shoferë. Urgjenca, stafi mjekësor i saj, është në shërbim 24 orë të të gjithë qytetarëve të Tiranës, në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit, numri i të cilëve arrin në 900 mijë deri në milion banorë.
Këshillat
"Amvisat duhet të jenë të kujdeshsme në larjen e ujë të bollshëm të zarzavateve, por dhe në përgatitjen e ushqimit, mishi duhet të zihet mjaft mirë, dhe produktet e vjetëruara nuk duhet të konsumohen,"-thotë Lamçe, sepse sipas tij, më shumë urgjenca në këtë stinë vere janë për shkak të helmit nga ushqimet e skaduara.
Të moshuarit
Përsa i përket moshës së tretë, mjekët këshillojnë të shmangin daljet në orët e pikut, me temperatura të larta dhe të rriturit duhet të kenë kujdes në konsumimin e ushqimeve.
Fëmijët
Përsa i përket moshave të vogla dhe atyre 1-4 vjeç, për të cilët kërkohet ndihmë mjekësore, rastet janë të rralla. Ndërsa, më problematike paraqiten fëmijët e moshave 7-12 vjeç, të cilët blejnë vetë dhe konsumojnë ushqime të paketuara nëpër dyqane, si dhe të rinjtë, të cilët konsumojnë dhe pijet me përqindje alkooli. “Të duan vetveten, pasi kështu do duam njëri-tjetrin dhe do të ndihmojmë njëri tjetrin, çdo gjë arrihet kur ke një shëndet të mirë”, këshillon doktor Lamçe.
Ky lajm është publikuar: 25/07/2008