Aeroporti i Kukësit, "Peng" i kontratës prej dy vjetësh
Ndërkaq, mbetet ende i pazgjidhur funksionimi i aeroportit të Kukësit, i ndërtuar falë ndihmës prej 15 milionë dollarëve të ofruar nga arabët. Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002, ndërsa përfundimet u arritën në 2006, me synim zhvillimin e pjesës veriore të vendit. I shtrirë 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 avionë brenda një piste prej 100 mijë metrash katrorë. Edhe pse nuk ka nisur ende punën, ekziston një VKM që përcakton numrin e punonjësve, prej 50 vetash, ndërsa çdo vit buxhetit i shtetit akordon mesatarisht rreth 20 milionë lekë për mbarëvajtjen e tij. E ndërtuar nga kompani arabe dhe amerikane, aeroporti parashikon një volum pune prej 100 mijë pasagjerësh në vit.