E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi fqinjin, prangoset i mituri

Një 14-vjeçar është kapur nga uniformat blu të Korçës për vjedhjen e një banese. S.N., sipas të dhënave të policisë, ka rezultuar autor i vjedhjes së një banese në qytet, nga ku ka mundur të përvetësojë plot 1200 euro dhe 125 mijë lekë shqiptare. I mituri ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, nisur nga fakti se ka qenë në dijeni të shumës së parave që dispononte familja e dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr.6 të qytetit, kur S.N., ka hyrë në shtëpi dhe më pas i është drejtuar vendit ku mbaheshin paratë. Pasi ka depërtuar në banesë si mik, 14-vjeçari i është drejtuar pikërisht dollapit ku familja mbante paratë dhe që aty ka marrë të gjithë shumën që ka gjetur. Por ndërsa ka tentuar të largohet me paratë me vete, është kapur në kushtet e flagrancës nga i zoti i shtëpisë, i cili ka njoftuar edhe policinë lokale. Javën që shkoi, policia e Korçës arrestoi edhe gjashtë të mitur të tjerë nën akuzën e vjedhjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›