E Diel, 1 Nëntor 2026

Jetonte pa fëmijët, var veten në dritare një 65-vjeçar

Problemet e hershme mendore kanë çuar drejt vetëvarjes një 65-vjeçar nga qyteti i Kuçovës. Burri mësohet se i ka dhënë fund jetës pak përpara mesditën së djeshme, ndërkohë që deklarimet e familjarëve të tij sqaruan se ai vuante prej vitesh nga një sëmundje mendore. Burime të Komisariatit të policisë Berat bëjnë me dije se rreth orës 13:00 ka mbërritur informacioni për vetëvrasjen e Haxhi Merdanit, 65 vjeç. Burri, banor i lagjes "1 Maji" në qytetin e Kuçovës, është gjetur pa jetë nga bashkëshortja e tij në banesë, ndërkohë që as ajo e as komshinjtë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes nuk kanë mundur t‘i japin ndihmën e parë. Drita Merdani, bashkëshortja e 65-vjeçarit, ka qenë jashtë shtëpisë në kohën që bashkëshorti i dha fund jetës. Ajo mësohet se e ka gjetur atë të varur me litarë në dritaren e kuzhinës së shtëpisë dhe menjëherë është vënë në alarm. Kanë qenë fqinjët ata që kanë mbërritur të parët në familjen Merdani, por nuk kanë mundur t‘i shpëtojnë jetën 65-vjeçarit. Ky i fundit mësohet se kish ndërruar jetë përpara se ta gjenin dhe gjithçka ka rezultuar e kotë. Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë mbërritur ekspertët e policisë, të cilët kanë kryer hetimet rreth ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se Merdani kishte gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë së shkaktuar nga shtrëngimi i litarit në fyt. Burri kishte përdorur litarin, duke e vendosur në dritaren e kuzhinës e duke shfrytëzuar momentin që bashkëshortja e tij nuk ndodhej në banesë. Ai jetonte prej vitesh me bashkëshorten pas emigrimit të dy fëmijëve, ndërkohë që vuante prej vitesh nga depresioni. Sipas dëshmisë së bashkëshortes, 65-vjeçari vuante prej 15 vitesh nga sëmundje mendore për të cilën kurohej, por pavarësisht mjekimit, herë pas here zhytej në depresion. Haxhi Merdani jetonte vetëm me bashkëshorten, pasi fëmijët e tyre kishin vite që ishin larguar në emigrim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›