E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan,katër vjedhje për një natë

Nata e 29 nëntorit ka qenë një festë e vërtetë për hajdutët në Rrethin e Elbasanit. Të paktën katër vjedhje regjistrohen zyrtarisht, por mësohet se dhe dy vjedhje të tjera në zona rurale kanë mbetur pa u evidentuar në njoftimet zyrtare të policisë. Burime nga kjo e fundit konfirmojnë se një vjedhje ka ndodhur natën e mbrëmshme në qytet dhe tri të tjera në zona fshatare ku në shënjestër të hajdutëve kanë qenë kafene, një dyqan syzesh optike dhe një studio fotografike. Rreth orës 22:40 të 29 nëntorit është vjedhur me thyerje dyqani "Optika - Center" në lagjen "Shënkoll" të Elbasanit, ndërsa një orë më vonë është konstatuar vjedhja e një lokali në fshatin Shtërmen të Komunës së Gostimës. Dy vjedhjet e tjera janë regjistruar në fshatin Mollas, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku persona të panjohur kanë vjedhur një lokal dhe një Foto-Studio.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›