E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti i Prishtinës, së shpejti privat

Qeveria e Kosovës shpalli se do të hapë tenderin për dhënien me koncesion të aeroportit të Prishtinës në një kontratë që synon të shesë këtë biznes në këmbim të ndërtimit të një terminali të ri, bën të ditur media vendëse.

Ministria e Transportit e hapi tenderin të hënën. Investitorët privatë do të menaxhojnë aeroportin për interes të vet në njëzet vitet e ardhshme, por do të kenë detyrimin të ndërtojnë një terminal, një kullë të re kontrolli, një hangar dhe një zonë parkingu për avionët. Investimi i kërkuar për këto punime vlerësohet në rreth 100 milionë euro, ndërkohë që koncesionmarrësi pritet të realizojë të ardhura prej rreth 400 milionë eurosh në dy dekadat e ardhshme.

Aeroporti i Prishtinës përdoret nga 1.2 milionë pasagjerë në vit dhe ka një ritëm shumë të lartë rritjeje. Mesatarisht çdo ditë ulen dhe ngrihen 20 avionë. Fituesi i tenderit pritet të shpallet në fund të këtij viti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›