Llogaritë me optimizëm, rritja ekonomike 6-7 për qind
Qeveria i ka hartuar të gjitha llogaritë e buxhetit afatmesëm bazuar në të dhënat optimiste të rritjes ekonomike të fuqishme prej 9-10 për qind në terma nominale dhe 6-7 për qind në terma realë, por këto shifra në fakt tashmë nuk i beson askush përveç qeverisë. Sipas programit buxhetor afatmesëm, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit për vitin e ardhshëm do të rritet në 1.3 trilionë lekë, (rreth 10 miliardë euro), me rritje 10 për qind kundrejt buxhetit të këtij viti. Por parashikimet euforike ekzistojnë vetëm në letra, pasi nuk pasqyrohen në të ardhura buxhetore. Ministri Bode pranoi dje se ka një optimizëm të tepruar në programin buxhetor afatmesëm, optimizëm që nuk përputhet me realitetin e krijuar nga kriza botërore.
"Ne kemi pasur një projektbuxhet afatmesëm që bazohej në një situatë të qetë të zhvillimit ekonomik shoqëror të vendit. Sigurisht që ky skenar optimist do të vazhdojë të mbështetet nga ana e qeverisë, por do të bëhen korrigjimet e nevojshme që mundësojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik", tha ai.