CEZ dhe Enel, në garë për Kosova C
Dy prej katër konsorciumeve ndërkombëtare që u interesuan fillimisht për garën për ndërtimin e një supertermocentrali të ri me qymyr në Kosovë, janë tërhequr nga gara, e cila tashmë po zhvillohet mes italianëve dhe çekëve, bën të ditur "Balkaninsight". Kompania gjermane EnBW dhe partneri i saj amerikan WGI, njoftuan dje tërheqjen nga gara. Më herët, kompania tjetër gjermane RWE qe tërhequr. Dy konsorciumet e mbetura në garë janë CEZ me partnerin e vet amerikan AES dhe ENEL me partnerët e vet nga Greqia dhe SHBA-ja. Projekti i termocentralit Kosova e Re pritet të kushtojë 3.5 miliardë euro dhe do të përdorë qymyrin e bollshëm që gjendet në nëntokën e këtij vendi. Kosova e Re konsiderohet si projekt strategjik, pasi të ardhurat që do të gjenerohen prej tij në formë tarifash koncesionare dhe taksash, do t‘i japin buxhetit të qeverisë së Kosovës disa qindra milionë euro në vit, para që pritet të shërbejnë si levë financiare për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të shtetit më të ri dhe më të varfër të Europës. Kosova jeton mbi rezervën e pestë më të madhe të linjitit në botë dhe kjo pasuri mund të shërbejë për të garantuar pavarësinë e saj politike dhe ekonomike në të ardhmen. Shpresohet se faza e parë e projektit do të realizohet rreth vitit 2014-2015, kohë në të cilën Ballkani pritet të zhytet në vështirësi të mëdha për sigurimin e energjisë. Pas përfundimit të këtij projekti, Kosova pritet të kthehet jo vetëm në një qendër relativisht të rëndësishme për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe në një qendër të rëndësishme transmetimi.
Gjatë viteve të shkuara, Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia), kanë paguar çmime shumë të larta për energjinë e importuar nga Europa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor, për shkak të monopolit faktik të Serbisë në linja transmetimi.
Ndërtimi i termocentralit Kosova e Re do t‘i lejojë Shqipërisë të përdorë me eficencë më të madhe rezervën e vet hidrike, gjë që mund të sjellë një rritje të prodhimit energjetik të vendit nga burimet ekzistuese mbi Kaskadën e Drinit. Krijimi i një burimi kaq të madh energjie në këtë pjesë të Ballkanit pritet të sjellë edhe ulje të çmimit të energjisë së importuar në të gjitha vendet fqinje, përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shqipëria ka në fazë diskutimi projektin për ndërtimin e një linje interkonjeksioni të tensionit të lartë me Kosovën, gjë që nëse bëhet realitet, do të lehtësojë përdorimin nga Shqipëria të këtij burimi të ri.