E Diel, 1 Nëntor 2026

Men. Aguero: Juventus? Me mua nuk ka folur njeri

Dy ditë më parë ishte folur në të përditshmen spanjolle "Marca", se Juventus ishte i interesuar për Serxhio Aguero dhe Maksi Rodriguez. Në faqet e gazetës sportive italiane "Tuttosport" dje është botuar edhe përgënjeshtrimi i menaxherit të sulmuesit të talentuar të Atletikos së Madridit, Hoze Segui: "Me mua dhe me agjencinë tonë nuk ka folur njeri. Nuk është e vërtetë, nuk ka pasur asnjë kontakt. Për sa i përket Maksi Rodriguez do të flasim me Atletiko Madrid, por për momentin nuk ka asnjë ofertë për rinovim. Edhe për Agueron nuk ka pasur asnjë kontakt, as me Juventusin dhe as me skuadra të tjera për të cilat flet shtypi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›