Bode: Nuk do të ketë rritje taksash
Edhe për katër vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një fond investimesh publike të menaxhuara nga pak duar, të përqendruar në pak projekte të mëdha, ndërsa për vitin 2010 nuk programohet rritje e konsiderueshme e pagave dhe pensioneve dhe nuk programohet ulje e deficitit buxhetor. Në një intervistë për "Top Channel", ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të hartohet nga qeveria ekzistuese dhe do të miratohet që në shtator, gjë që duket se po ia heq mundësinë anëtarit më të ri të koalicionit, LSI-së, të thotë fjalën e vet gjatë hartimit. Sipas Bodes, ky nxitim bëhet për shkak të kohës procedurale që kërkohet për hyrjen në fuqi të buxhetit. Procedura e hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit mund të kërkojë deri në tetë javë kohë nga dita e miratimit në Parlament.
"Sigurisht që do të ketë përqendrim dhe do të vijojë politika e moscopëzimit të pushtetit, çka do të thotë avullimit të buxhetit, çka do të thotë avullimit të parave përmes një buxheti jo të konsoliduar dhe jo të përqendruar në projekte të mëdha. Edhe në 2010 do të vijojmë me projekte të mëdha", tha kreu i Financave.
Qeveria është kritikuar më herët për përqendrim të pushtetit financiar në duart e pak ministrave, gjë që ka sjellë edhe një përqendrim të mundësisë për të keqpërdorur paratë e taksapaguesve, apo ka rritur rrezikun e gabimeve me pasoja të rënda. Projekti i rrugës Durrës-Kukës p.sh., i cili hëngri më shumë se gjysmën e shpenzimeve publike gjatë tre viteve të fundit, për keqpërdorim apo për gabim njerëzor, u kushtoi taksapaguesve dy herë më shumë nga sa qe projektuar.
Projekte gjigante
"Edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë përqendrim të shpenzimeve për të shmangur avullim të pushtetit, avullim të buxhetit", tha ministri Bode. Më herët, edhe Kryeministri Sali Berisha pati kërkuar një projektbuxhet që të përqendrohet në investimet në pak projekte. Infrastruktura e ujit dhe kanalizimeve të zonës Tiranë-Durrës, rruga Tiranë-Elbasan dhe Rruga e Arbrit, janë disa nga idetë e përmendura nga Bode si projektet e ardhshme madhore të vendit.
"Do të fillojë një program i ri për përmirësimin e furnizimit me ujë të të gjithë pjesëve të territorit të vendit dhe veçanërisht të pjesës Tiranë-Durrës dhe ultësirës bregdetare që do të mbështeten nga një program i madh dhe i përqendruar investimesh", tha Bode.
Sipas tij, rruga Durrës-Kukës do të vijojë të konsumojë paratë e taksapaguesve edhe vitin e ardhshëm, ndërkohë që projekte të tilla si Rruga e Arbrit apo rruga Tiranë-Elbasan, "do të përshpejtohen".
Risia e re e buxhetit, sipas Bodes, do të jenë shtimi i investimeve në sektorin e bujqësisë, por nuk dha shifra konkrete. Megjithëse bujqësia furnizon rreth 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është burimi kryesor i të ardhurave për gjysmën e popullatës së vendit, gjatë viteve të shkuara, ky sektor ka konsumuar më pak se 1 për qind të buxhetit gjatë viteve të shkuara.
Deficiti, drejt uljes
Qeveria ka programuar që vitin e ardhshëm të ulë deficitin buxhetor në 3.5 për qind të PBB-së, ndërsa në vitin 2012 synohet që deficiti të ulet nën 3 për qind të PBB-së. Bode shpreson që deficiti i këtij viti i financuar përmes huamarrjes së brendshme deri në fund të vitit të mos kalojë kuotën e 4.2 për qind të PBB-së, (rreth 380 milionë euro) ndërsa pjesa tjetër e deficitit "do të mbulohet nga të ardhurat, nga privatizimi".
"Pavarësisht nga rritja e vëllimit të investimeve, ne do të mundësojmë që edhe në fund të 2009, të ruajmë të njëjtat parametra që programuam në fillim të vitit, pra që huamarrja e re të mos jetë më shumë se 4,2% e GDP-së dhe që deficiti përmbi këtë nivel huamarrjeje të mbulohet vetëm përmes përdorimit të të ardhurave nga privatizimi".
Qeveria ka programuar të marrë 34 miliardë lekë borxh të ri nga bankat gjatë vitit 2010.