Drenthe, jo Milanit: Jam i lumtur këtu
Roiston Drenthe, futbollisti holandez, i cili militon në radhët e skuadrës së Realit të Madridit që prej verës së 2008, është shumë i lumtur që është pjesë e këtij ekip dhe as që e ka ndërmend të largohet nga klubi madrilen. Një gjë e tillë e ka thënë vetë lojtari holandez në një prononcim të tij për të përditshmen sportive spanjolle "Marca", duke shuar, të paktën për momentin, zërat se ai është një nga objektivat kryesorë të skuadrës së Milanit: "Kam ardhur në Madrid për të fituar dhe jam i bindur se, ky do të jetë sezonin im. Jam stërvitur më së miri dhe jam i gatshëm për të përballuar këtë aventurë. Klubi më ka demonstruar gjithmonë besimin e tij ndaj meje dhe jam i sigurt se, do të mund të bëjmë një paraqitje të mirë në këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Pelegrini. Është një trajner i madh dhe jemi shumë të kënaqur për mënyrën se si ai po e drejton skuadrën deri tani".