Banka furnizon tregun me likuiditeteve për shtimin e kreditimit
ekzistojnë hapësirat për një sjellje më përkrahëse nga sistemi bankar për mbështetjen e konsumit dhe të investimeve private në ekonomi", - apeloi Fullani. Mësohet se zgjerimi i moderuar i kredisë gjatë vitit 2009 ka ardhur kryesisht në formën e financimit të likuiditetit të bizneseve, ndërkohë që financimi i individëve ka vijuar të tkurret edhe më tej. Edhe pse në të dhënat e BSH-së për muajin dhjetor 2009 vërehet një përmirësim aktivitetit kreditues, ritmi vjetor i rritjes vazhdon të mbetet shumë i ulët krahasuar me vitet e mëparshme. "Ecuria e ngadaltë e kredisë kushtëzohet nga një ambient me prime të larta rreziku, i materializuar në kushte të shtrënguara kreditimi, dhe nga pasiguria e agjentëve ekonomikë për të ardhmen, e materializuar në kërkesë të ulët për kredi të sektorit privat", tha Fullani. Për shkak kushteve të shtrënguara të kreditimit por edhe faktorëve të tjerë gjatë vitit të shkuar, ekonomia shqiptare është përballur më një kontraktim të investimeve private. Shkaktarë të tjerë të këtij kontraktimi sipas Bankës së Shqipërisë janë edhe ngadalësimi i kërkesës së brendshme e të huaj, norma e ulët e shfrytëzimit të kapaciteteve si dhe ulja e besimit të bizneseve. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga vala fillestare e krizës ekonomike, bankat e nivelit të dytë vazhdojnë të aplikojnë kushte të shumta sigurie për miratimin e një kredie. Kushtet e shtrënguara nuk aplikohen vetëm për kredi në shuma të mëdha, siç mund të jenë ato për investime nga bizneset apo për blerje shtëpie prej individëve por edhe për kreditë konsumatore.
Depozitat, tregu i paqëndrueshëm për bizneset
Sipas Bankës së Shqipërisë, tregu i depozitave shfaqet më i përqendruar për bizneset sesa për individët. "Rreth 90 për qind e depozitave të bizneseve qarkullon në rrethet me aktivitetin më të lartë ekonomik: Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier." Sipas raportit, rreth 78 për qind e depozitave të biznesit është në Tiranë. Nga ana tjetër, në Tiranë janë përqendruar rreth 1/3 e depozitave të individëve, pra kursimet që qytetarët dërgojnë në banka. Përveç Tiranës, e cila zë rreth një të tretën e depozitave të individëve, rrethet me emigracion të lartë, si rrethet bregdetare dhe ato të Shqipërisë së mesme, kanë gjithashtu një peshë të lartë në këto depozita. Duket se zonat malore, edhe pse kanë shumë emigracion dhe prurje nga jashtë, nuk parapëlqejnë të depozitojnë paratë në banka. "Ndonëse një pjesë e mirë e remitancave shkon në zonat malore dhe ato më të varfra të vendit, ato duket të përdoren kryesisht për të mbuluar nevojat për konsum, duke mos u kanalizuar në sistemin bankar."