Afatet hetimore, sot vendimi në Gjykatën e Apelit
Gjykata e Apelit do të shprehet sot për afatet
hetimore të dosjes "Durrës-Kukës". Sipas
burimeve pranë kësaj gjykate mësohet se pas
dorëzimit të ankimimit të vendimit nga prokurori
Arben Kraja, kryesekretarja e kësaj gjykate e ka
hedhur në short dosjen dhe ka caktuar treshen e
trupit gjykues, që do të shqyrtojë këtë ankimim.
Pritet që sot paradite, togat e zeza të shqyrtojnë
kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët
kundërshtojnë vendimin e Shkallës së Parë në lidhje
me shfuqizimin e zgjatjes së afateve hetimore. Gjyqtari
Sokol Tona, pas shqyrtimit të tri seancave gjyqësore,
vendosi shfuqizimin e vendimit të zgjatjes së
afateve hetimore të procedimit penal me numër 1 të
vitit 2007, duke bllokuar hetimet e mëtejshme pas
kësaj date. "Shfuqizohet vendimi i Prokurorisë së
Përgjithshme i datës 6 nëntor 2008 për zgjatjen e
afateve hetimore edhe për një muaj, duke pezulluar
gjithashtu edhe kryerjen e çdo veprimi procedural
për procedimin penal me numër 1 të vitit 2007", citoi
gjyqtari Tona, duke përfshirë në këtë vendim edhe
veprimet hetimore ndaj shtetasit Lulzim Basha, edhe
pse në atë kohë ishte vetëm person nën hetim.