E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga 5 personave për 2 kg heroinë

Pesë persona kanë rënë në
prangat e policisë dhe
janë bllokuar 2 kilogramë
heroinë. Operacioni është
zhvilluar në orët e pasdites në
Tiranë, kur të arrestuarit po shkëmbenin
drogën. Burimet zyrtare
nga Policia e Tiranës bënë të
ditur se 35 forca policie kanë marrë
pjesë në këtë operacion, për të
cilin kishte nisur hetimi rreth dy
muaj më parë, në bashkëpunim
edhe me Prokurorinë për Krime të
Rënda. Sipas të dhënave nga grupi
hetimor, në pranga kanë përfunduar
Fatmir Mezini, Ibrahim
Cani, Ardit Bakalli, Denis Çaveli
dhe Nikolin Merko. Grupi hetimor
shpjegoi më tej se informacioni i
parë ka ardhur nga Prokuroria për
Krime të Rënda, pasi të rinjtë dyshohen
se veç shpërndarjes së
drogës në kryeqytet, merreshin
edhe me trafik të lëndëve narkotike.
Kështu, duke detajuar operacionin,
burimet nga policia thanë
se tre nga personat e arrestuar për
"mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike",
e llojit heroinë janë arrestuar
në rrugën "Myslym Shyri". Ndërsa
dy persona të tjerë janë arrestuar
në Rrugën e Elbasanit. Tre të
parët kanë qenë duke shkëmbyer
mallin, ndërkohë që dy të tjerët
prisnin të merrnin paratë. Por, në
ato momente ka ndërhyrë policia
dhe në vend që të vinin paratë, për
dy prej të arrestuarve kanë mbërritur
prangat. Të pesë të arrestuarve
u janë ushtruar kontrolle edhe në
banesa, ku në përfundim të operacionit,
rezultoi se ata kishin në
posedim rreth 2 kg heroinë të
pastër. Policia shpjegoi se dyshohet
se të arrestuarit bashkëpunonin
edhe me persona të tjerë për ushtrimin
e këtij aktiviteti kriminal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›