Prokuroria shpall fajtorë punonjësit e Hipotekës
Prokuroria ka deklaruar fajtorë të pandehurit e
akuzuar për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti
gjatë kohës që kanë punuar në zyrat e
Hipotekës. Dje, në Gjykatën e Tiranës, janë paraqitur
konkluzionet e hetimit për gjashtë të pandehurit
e operacionit "Furtuna", tre prej të cilëve ish-punonjës
në Hipotekë, që akuzohen për afera korruptive
me pronat. Sipas akuzës, kërkohet shpallja fajtorë
dhe dënimi me 10 vjet burg për të pandehurin Veiz
Senko, 2 vjet për Halil Himën, 2 vjet burg për Dali
Hakoren, 3.5 vjet për Artan Mehmetin, 2.5 vjet për
Enton Babameton dhe 3 vjet për Agron Tafën, këta
tre të fundit ish-punonjës në të njëjtin institucion.
Të pandehurit kanë refuzuar pjesën më të madhe të
akuzave. Ata janë shprehur se nuk kanë marrë ryshfet
dhe nuk kanë marrë pjesë në afera korruptive.
Krahas kësaj, Prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurve
edhe me gjoba që shkonin në disa milionë lekë.
Gjashtë personat u arrestuan vitin e kaluar gjatë operacionit
"Furtuna", organizuar nga policia në bashkëpunim
me Prokurorinë e Tiranës, pasi akuzohen
se në bashkëpunim kanë tjetërsuar disa tituj
pronësie me qëllime përfitimi.