Ngjela: Basha ka frikë nga drejtësia
Çështja "Basha" dhe përplasja e tij me Prokurorinë e Përgjithshme është kthyer në kryefjalën e politikës shqiptare, duke rinisur nga e para sulmin e vjetër që Partia Demokratike ka pasur me organin e akuzës.
"Lulzim Basha ka frikë nga drejtësia, ndryshe nuk do të kishte këtë reagim që ka shfaqur deri në këto momente". Ky është qëndrimi që ka mbajtur deputeti dhe avokati Spartak Ngjela, lidhur me deklaratat që kohët e fundit organi i akuzës ka bërë në emër të shefit të diplomacisë dhe reagimet që ky i fundit ka bërë në mbrojtje të imazhit të tij. Sipas avokat Ngjelës, mazhoranca pranoi të japë imunitetin e Bashës dhe nuk ka pse sulmon prokurorinë, e cila po vepron konform të gjitha rregullave dhe normave ligjore.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha, ministri aktual i Jashtëm, e cilëson të paligjshme dosjen, pasi Gjykata e Shkallës së Parë ka pezulluar hetimet.