Mazhoranca, rinis sulmet ndaj Presidentit
Mazhoranca nis ofensivën ndaj Presidentit Bamir Topi. Çështja "Basha" dhe beteja e tij me prokurorinë ka kryqëzuar kreun e shtetit nga deputetët demokratë. Rikthimi i klaneve brenda partisë më të madhe në pushtet vazhdon të shfaqet dukshëm edhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku çelësi kryesor i aktivizimit të klaneve lidhet me renditjen e kandidatëve në listat për deputetë. Ftohja e marrëdhënieve mes kreut të shtetit dhe shefit të qeverisë ka lënë hapësirë të hapur për eksponentët të cilët aktualisht janë jashtë kabinetit qeveritar për të komplotuar, duke përdorur përplasjen Basha-Prokurori në dëm të kreut të shtetit. Përpos kësaj, ekuilibri i marrëdhënieve mes Presidentit Bamir Topi dhe Kryeministrit Sali Berisha është prishur tashmë prej një kohe të gjatë.
Përplasjet
Një pjesë e grupit të demokratëve bëjnë me dije se akuzat e prokurorisë ndaj shefit të diplomacisë, Lulzim Bashës, janë skicuar në tavolinën e Presidentit Topi. Deputetët Ardian Kollozi dhe Fatos Hoxha janë bërë publikisht palë e këtij grupimi kundër presidentit të zgjedhur me votat e tyre. Epilogu i gjatë i përplasjeve mes dy zyrtarëve më të lartë të vendit ka në mes Kryeprokuroren Ina Rama. Në një nga mbledhjet e Kryeministrit Berisha me deputetët demokratë, numri një i qeverisë ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë performancën e kreut të shtetit në drejtimin e Kontrollit të Lartë të Drejtësisë. Beteja e Kryeministrit antikorrupsion ka ndjekur nga kritikat edhe numrin një të shtetit, duke agravuar marrëdhëniet institucionale.
Marrëdhëniet e ftohta
Megjithëse kohët e fundit janë parë shpesh herë bashkë, si në festën e 28 Nëntorit, ashtu edhe dje në drekën e shtruar për nder të Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, vazhdojnë të jenë të ftohta marrëdhëniet mes kreut të shtetit dhe Kryeministrit. Beteja politike e dy institucioneve më të rëndësishme të shtetit, ka bërë që drejtuesit e tyre, Berisha dhe Topi t‘i shtojnë njëri-tjetrit vështirësitë për gjuhën e bashkëpunimit. Marrëdhëniet Topi-Berisha kanë kohë që janë të brishta. Mosmarrëveshjet mes dy drejtuesve të lartë të shtetit nuk janë më probleme mes dy institucioneve, por kohët e fundit janë kthyer edhe në një tension të hapur brenda partisë, që herë pas here kanë sjellë një konflikt të hapur mediatik. Kthimi mbrapa nga PD-ja për emrat e parë të pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë ka treguar hapur përplasjen e madhe mes Presidentit dhe Kryeministrit. Deputetët që ndihmuan Bamir Topin drejt karriges presidenciale janë treguar të pafuqishëm për të sfumuar zërin e mazhorancës, duke kthyer mbrapa dekretet.
Paloka: Prokuroria, akuza politike për Bashën
Partia Demokratike shprehet e zhgënjyer nga Prokurorja e Përgjithshme. Deputeti Edi Paloka shprehet se mazhoranca tani e thotë me plotë gojë se ka ngelur e zhgënjyer nga prokurorja Ina Rama. Deputeti Paloka hedh dyshime mbi mënyrën e zgjedhjes së Kryeprokurores nga Presidenti Topi. "Ina Rama erdhi në krye të prokurorisë pa dhënë prova nëse ishte apo jo njeriu i duhur për këtë post", u shpreh Paloka. Sipas tij, opozita influencon mbi prokurorinë, pasi sulmet politike janë të kampit të majtë. Mënyra më e mirë, sipas Palokës, për të provuar të kundërtën e kësaj, do të ishte që të hapeshin dosjet e ish-zyrtarëve socialistë, dhe të mos aludohet vetëm për çështjen e rrugës legjendë, Durrës-Kosovë. Lidhur me emërimin e shefes së organit të akuzës, Paloka thekson se Presidenti duhet të tregohej më i kujdesshëm. "Unë nuk e di sesi e ka bërë zgjedhjen Presidenti, por njerëzit duhet të provohen përpara se t‘u jepen poste të rëndësishme", shprehet Paloka.
Në fund, Paloka shtoi se Prokuroria nuk po bën aq sa duhet për të luftuar korrupsionin.