E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpejtësia i merr jetën 20-vjeçarit

Një aksident i rëndë automobilistik
ka ndodhur
dje pasdite në afërsi të qytetit
të Tepelenës. Sidrit Guma, 20
vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë,
ka gjetur vdekjen, pasi makina
e tij ka dalë nga rruga dhe është
rrokullisur disa herë. Aksidenti ka
ndodhur në superstradën Tepelenë
- Gjirokastër, në afërsi të fshatit
Luzat, rreth 8 kilometra larg
qytetit të Tepelenës. Burime nga
policia rrugore e Tepelenës bënë të
ditur se aksidenti ka qenë fatal për
20-vjeçarin, i cili ka mbërritur pa
jetë në spitalin e qytetit. Ekspertët
e policisë, që bënë këqyrjen e vendit
të ngjarjes, thanë se paraprakisht
rezulton se shkak i aksidentit
ka qenë shpejtësia e madhe e
mjetit tip "Alfa Romeo", me të cilin
udhëtonte i riu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›