Afati, 5 ditë për të rregulluar listat e 18-vjeçarëve votues
04/05/2005 Vërehen parregullsë
SHKODËR – “Në listat e zgjedhësve të jenë vetëm ato përsona që 18 vjeç i bëjnë deri më 3 korrik e asnjë më tepër, e për të bërë këto rregullime në lista keni kohë vetëm 5 ditë”.
Ky ka qenë udhëzimi i dhënë nga kreu i gjendjeve civile të Shqipërisë. Ka mbërritur dje, në Shkodër, drejtori i Përgjithshëm i gjendjeve civile të Shqipërisë, Genc Radovica, i cili ka zhvilluar në Prefekturën e Shkodrës një takim me të gjithë përfaqësuesit e gjendjeve civile të komunave të rrethit Shkodër dhe të gjendjes civile të këtij qyteti.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë rregullimi brenda 5 ditëve i regjistrimit të 18-vjeçarëve, që do të votojnë në zgjedhjet e 3 korrikut. Në këtë takim, Radovica vuri në dukje parregullsitë në regjistrimin e votuesve për herë të parë, pasi gjatë verifikimit të datëlindjeve të tyre është vënë re se janë futur në listat e votimit 18-vjeçarë që e mbushin këtë moshë pas 3 korrikut, datës së zgjedhjeve.
“Në lista, vuri në dukje ai, janë futur të rinj të datëlindjes deri më 30 gusht, gjë që bie ndesh me ligjin që parashikon regjistrimin e votuesve për herë të parë të datëlindjes deri me 3 korrik”.
Një problem tjetër, për të cilin u dha udhëzim që të riparohej, është dublimi i emrave, pasi janë vënë re raste të përsëritjes së të njëjtëve emra në lista të ndryshme.
Në fund u diskutua edhe përshpejtimi i punës për vendosjen e kodeve të 23 mijë zgjedhësve, për të cilët është diskutuar dhe po punohet edhe nga grupi pilot i punës i ardhur nga Tirana për monitorim, pak ditë më parë.