E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grindet me bashkëshortin në Angli, tenton vetëhelmimin në Shqipëri

04/05/2005  Gruaja 22-vjeçare shfrytëzoi rastin kur prindërit e saj ishin në gjumë

DURRES - Një grua, 22 vjeçe, pas grindjes me bashkëshortin në Angli, kthehet pranë familjes së saj dhe përfundon në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas një tentative për vetëhelmim.

E reja Adelina Saja, e lindur në fshatin Borizan, të Krujës, ka marrë vendimin e saj për t’u vetëhelmuar, pas grindjeve me bashkëshortin, sqaruan burimet e policisë lokale. Burime të njëjta nga policia e Durrësit thanë se Saja, e martuar dy vite më parë, ka qenë emigrante në Angli, ku edhe kishin lindur mosmarrëveshjet mes saj dhe bashkëshortit. Gjendja e rënduar e marrëdhënieve të çiftit kanë shtyrë 22-vjeçaren të kthehet nga Anglia dhe të vendoset në shtëpinë e prindërve të saj, me të cilët jetonte.

Prej kthimit, vetmia i kishte shkaktuar çrregullime mendore shtetases Saja, duke e shtyrë atë drejt konsumimit të helmit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në banesën e prindërve dhe të afërmit e 22-vjeçares kanë mundur ta transportojnë drejt

Spitalit, ku edhe gjendet nën trajtimin intensiv të bluzave të bardha.

Sipas konfirmimeve nga policia, të cilat u referohen mjekëve të spitalit, si dhe prindërve të vajzës, 22-vjeçarja Saja kishte pirë helm në mënyrë të qëllimshme. Jo vetëm kaq, por ajo ka gjetur orët e vona të mbrëmjes dhe pikërisht kohën që mendohej se prindërit ishin në gjumë për t’i shkuar deri në fund vendimit të

heshtur.

Sipas pohimeve nga policia, mësohet se prindërit e mbanin nën mbikëqyrje vajzën e tyre, pasi ajo kishte dhënë shenjat e depresionit. Kanë qenë pikërisht ata që kanë dhënë alarmin dhe më pas 22-vjeçarja, me ndihmën e të afërmve të saj, është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›