Aksidenton me vdekje 55-vjeçarin, largohet
04/05/2005 POGRADEC – Një shtetas 55-vjeçar, nga fshati Boqezë, i rrethit Pogradec, ka qenë duke udhëtuar në rrugën nacionale Qafë-Thanë -Pogradec, mjaft afër me fshatin e tij, kur një automjet, ende i paidentifikuar, e ka goditur atë, duke e rrëzuar mbi asfalt, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për të mos rënë në duart e policisë.
Ndërkohë, 55-vjeçari Neim Shqera ka gjetur vdekjen pak orë pas aksidentit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mesditën e së hënës.
Dëshmitarët okularë thanë për gazetën “Metropol” se kanë gjetur bashkëfshatarin e tyre Shqera të rrëzuar në anë të rrugës, në një gjendje mjaft të rëndë, të mbytur në gjak, me pak shpresë se mund të jetonte. Njerëzit që e kishin gjetur të aksidentuarin rëndë nuk ishin në gjendje të thoshin se në ç’kohë mund të kishte ndodhur aksidenti. Megjithatë, kanë qenë po bashkëfshatarët e tij, që kanë vënë në dijeni të afërmit dhe që e kanë çuar në spitalin e qytetit të Pogradecit, rreth orës 07.00. Por, sipas tyre, gjithçka kishte qenë me vonesë.
Edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën, në orën 14.50 minuta 55-vjeçari është ndarë nga jeta.
Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, uniformat blu janë vënë në dijeni nga drejtuesit e spitalit Pogradec. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, por deri tani nuk ka asnjë informacion mbi drejtuesin e automjetit dhe mbi tipin e makinës, që ka udhëtuar atë çast në aksin rrugor Pogradec - Qafë-Thanë.