E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeverisë t'i bëhet thirrje për respektimin e votës

04/05/2005  Senatori amerikan propozon Rezolutë për Shqipërinë

Kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, senatori republikan Sem Brombeg, do t'i prezantojë Senatit të SHBA-së një projektrezolutë, ku i bëhet thirrje qeverisë shqiptare të bëjë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Senatori Brombeg e ka marrë këtë vendim, pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me drejtorin e lëvizjes MJAFT!, Erion Veliaj. Gjatë një prononcimi të tijin, Brombeg ka thënë se demokracia shqiptare vuan akoma problemet themelore të këtij sistemi, që janë zgjedhjet e lira. Sipas Brombeg, është e rëndësishme që senati amerikan të jetë më aktiv në këtë aspekt, pasi Shqipëria, sipas tij, ka ende nevojë për mbështetjen e SHBA-ve në këtë drejtim. Sipas Brombeg, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Por ajo që është e paparanueshme, janë tentativat për manipulimin e votave dhe pastrimin e parave. Komiteti i Helsinkit dhe i gjithë Senati amerikan, jam i bindur se mund të luajë një rol të dobishëm në stabilizimin e demokracisë shqiptare”, tha Brombeg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›