PD i lëshon tri zona të lira PR

04/05/2005 Berisha: Skema është e parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në Kodin Zgjedhor
Opozita nis nënshkrimin e marrëveshjeve për zgjedhjet elektorale të 3 korrikut
Partia Demoktratike do t'i lerë tri zona të lira Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Formula e koalicionit do të vendoset në një kohë tjetër, pasi të jenë studiuar lëvizjet e kundërshtarit politik. Kryetarët e dy partive respektive, Fatmir Mediu dhe Sali Berisha, firmosën dje, në selinë e PR-së, marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e verës. Sipas kësaj marrëveshjeje, tri kandidatë të PR-së do të kandidojnë nën siglën e PD-së dhe përkatësisht, në zonën numër 51, në Peqin, ku do të kandidojë Dashnor Sula, në zonën numër 55, në Elbasan, ku do të kandiojë Muharrem Kajolli dhe në zonën numër 98, në Vlorë, ku do të kandidojë Arjon Dhimërtika.
Marrëveshja
Në pikën e parë të marrëveshjes së nënshkruar dje, thuhet se dy partitë e opozitës do të bashkëpunojnë në të 100 zonat në sistemin mazhoritar, duke i dhënë mbështetjen një kandidati të vetëm nën siglën e Partisë Demokratike. PR do të shpallë kandidatët në të gjitha zonat elektorale të vendit, por ata do të luftojnë si subjekt për sistemin proporcional, duke mbështetur kandidatët PD-së në mazhoritar. Për sa i përket mbështetjes së PD-së për proporcionalin drejt partive të vogla, kjo do të vendoset në të ardhmen. Një veprim i tillë do të ndërmerret vetëm në rast se PS do t'i kërkojë elektoratit të vet që votën për partitë t'ia kalojnë aleatëve. Pika tre e marrëveshjes shprehet se dy partitë do të angazhohen për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të drejta, si dhe të angazhohen për të përballuar çdo lloj skeme manipulimi, apo që do të zhvlerësonte fitoren e së djtahtës në këto zgjedhje. Marrëveshja e firmosur dje flet edhe për aleancat paszgjedhore, ku të dyja partitë angazhohen për një bashkëpunim politik dhe qeverisës afatgjatë.
Berisha-Mediu
Dy krerët e partive të opozitës, tashmë në koalicion, nuk kanë pranuar se marrëveshja është një skemë e ngjashme me atë të Dushkut. “Kjo është skema e bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe rekomandimet e ODIHR. Skema antidushk do të jetë operative, pasi të jetë vendosur fati i amendamentit, që u bë famoz dhe kaloi oqeanin. Ne angazhohemi që të mbështesim kandidatët në mazhoritar të njëri-tjetrit në të gjithë Shqipërinë. Në këtë kontekst, PD-ja ofron 3 zona të lira për PR-në. Natyrisht, meqë ligji për të qenë antidushk e detyron Partinë Demokratike që të kandidojë në 100 zona, këta zotërinj të nderuar, që kanë arritur të fitojnë mbështetjen e plotë dhe totale si të strukturave të PR-së, ashtu dhe të PD-së”, tha Berisha. Ndërkohë, kryetari i Partisë Republikane, Mediu, tha se kjo parti për momentin ka një garë të vetën në sistemin proporcional dhe kandidatët e listës do të përcaktohen në bazë të rezultateve, që do të marrin në zgjedhjet e ardhshme. Burimet kanë bërë të ditur se këto ditë do të firmoset marrëveshja me reformatorët, për tri zona të lira elektorale dhe me PDK-në e Nikollë Lesit për dy zona elektorale.