Afati i NATO, sistem C2 deri në 2012
Deri në vitin 2012, Shqipëria duhet të ketë sistemin e saj C 2, që është i vëzhgimit të hapësirës ajrore. Gjithashtu në bazë të marrëveshjes është sanksionuar se Shqipëria duhet të modernizojë bazat ajrore për realizimin në mënyrë optimale të misionit të Air Policing në bashkëpunim me NATO-n. Drafti i paraqitur për miratim ka edhe një kosto financiare, por kjo do të bëhet prezent gjatë negociatave.