E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, braktis fëmijët, kërkohet nëna

 

LIBRAZHD - Një tjetër rast, ku nënat braktisin fëmijët e tyre, ka ndodhur në qytetin e Librazhdit ditën e djeshme. Valbona Hoxha, 33 vjeçe nga fshati Hotolisht i Librazhdit, është denoncuar pas dy javësh, pasi braktisi dy fëmijët e saj dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia e Librazhdit ka nisur hetimet në gjendje të lirë të saj. Sipas familjarëve, gruaja ka ditë që nuk është bërë e gjallë, dhe pse ata kanë nisur vetë kërkimin për të, ashtu si dhe policia. Dyshohet se 33-vjeçarja mund të jetë larguar jashtë vendit në shoqërinë e një personi tjetër. Denoncimin për zhdukjen e saj e kanë bërë familjarët e burrit të saj. Ata kanë pohuar se dy fëmijët e Hoxhës janë në gjendje të mitur. Pak kohë më parë, një tjetër nënë nga qarku i Elbasanit braktisi fëmijët e saj, duke u larguar në drejtim të paditur.                                                                                      a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›