E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afati i ri për marrjen e aktit të pronësisë të tokës

14/06/2009  Botohet vendimi i qeverisë për shtyrjen e afatit deri në fund të vitit

Qeveria shtyn deri në fund të vitit afatin për kalimin nga përdorim në pronësi të tokave. Bëhet fjalë për kompetencat që kanë kryetarët e komunave dhe bashkive për të kaluar nga përdorimi në pronësi të tokës në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore. Vendimi që realizon shtyrjen me 6 muaj të këtij fati është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi pas 15 ditësh.

Shtyrja e afatit

Sipas këtij vendimi, në ligjin shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore shtohet neni 18, sipas të cilit “afati i përcaktuar në pikën 6 të nenit 8 shtyhet edhe 6 muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Pra, këta zyrtarë kanë mundësi që deri në fund të vitit të realizojnë kompetencën që u jep ky ligj për të kaluar tokat nga përdorim në pronësi.

Refuzimi i aktit të marrjes në pronësi

Ligji përcakton rastet kur komisioni i tokës së fshatit nuk ka plotësuar dokumentacionin ligjor të ndarjes së tokës. Familjet bujqësore ose individët faktikisht e përdorin dhe e shfrytëzojnë tokën bujqësore dhe janë subjekte ligjore të trajtimit me tokë në pronësi, sipas përcaktimit të nenit 3 të këtij ligji, por nuk janë pajisur me dokumente pronësie dhe që për këtë sipërfaqe nuk janë lëshuar akte të marrjes së tokës në pronësi për persona të tjerë. Dokumentacioni i plotësuar dorëzohet në KV dhe pas verifikimit i kalohet SAMT-it të qarkut. Për çdo rast të mospranimit të marrjes së këtij dokumentacioni nga familjet bujqësore ose individët mbahet procesverbal për refuzim toke. Familjet bujqësore që refuzojnë të pajisjen me aktin e marrjes së tokës në pronësi, sipas këtij ligji dhe që faktikisht e përdorin dhe e shfrytëzojnë atë, u nënshtrohen sanksioneve.

Vendimet e para

Komisionet vendore për verifikimin e titujve të pronësisë kanë dalë tashmë me vendimet e para, ndërsa në Tiranë lista e dosjeve që presin vendimmarrje shtohet çdo ditë, për shkak edhe të problematikës më të madhe. Nëse vihet re se ka mospërputhje me dokumentacionet atëherë specialistët e këtyre komisioneve do të dalin me një vendim, që mund të shoqërohet edhe me gjobë financiare.

LIGJ

Nr. 9948, datë 7.7.2008

Neni 8 pika 6

6. Urdhëron kryetarët e komunave dhe/ose bashkive të plotësojnë aktet e marrjes së tokës në pronësi, brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore, në rastet kur:

a) komisioni i tokës së fshatit nuk ka plotësuar dokumentacionin ligjor të ndarjes së tokës;

b) familjet bujqësore ose individët, që faktikisht e përdorin dhe e shfrytëzojnë tokën bujqësore dhe janë subjekte ligjore të trajtimit me tokë në pronësi, sipas përcaktimit të nenit 3 të këtij ligji, por që nuk janë pajisur me dokumente pronësie dhe që për këtë sipërfaqe nuk janë lëshuar akte të marrjes së tokës në pronësi për persona të tjerë.

Neni 18

Verifikimi i titujve të pronësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, të përfundojë brenda 3 vjetëve nga data e hyrjes së tij në fuqi.

Shtohet neni 18⁄1

Afati i përcaktuar në pikën 6 të nenit 8 shtyhet edhe 6 muaj nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Si hynë në përdorim

Letrat me vlerë janë emetuar në vitin 1995. Me anën e tyre qeveria dhe mazhoranca e asaj kohe synonte të bënte një lloj shpërndarje të pasurisë kombëtare nëpërmjet një bonusi të caktuar për çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç. Disa prej faktorëve që ndikuan asokohe në bërjen e tyre inekzistente ishin kriza e thellë financiare, rebelimi masiv i popullsisë në vitin ’97 dhe sistemi që u vendos pas kësaj periudhe.

Destinacioni

Gjatë vitit të emetimit të tyre ato imituan lekët e privatizimit. Ato faktikisht ishin lekë me destinacion privatizimin, por edhe që do të dëmshpërblinin ditën e vuajtjes në burg, në përputhje me ligjin e kohës. Në nëntor të vitit të kaluar, sërish Kryeministri Berisha risolli idenë e futjes në përdorim të këtyre bonove, për të parablerë objekte që do të dalin për privatizim. Duke shpallur kështu qëllimin për zgjatjen e afatit të përdorimit të letrave me vlerë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›