Fier, policia, bashkia dhe OSBE/ODHIR, kokë më kokë për zgjedhjet
Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë qëllimi i një takimi mes uniformave blu të drejtorisë së policisë së qarkut Fier, përfaqësuesve të komuniteteve fetare, Prefekturës, Këshillit të Qarkut Fier, Bashkisë, OSBE/ ODHIR dhe OJQ, takim i cili është zhvilluar në Fier. Kryepolici i drejtorisë së policisë së qarkut Fier Shemsi Premçi ka pohuar në këtë takim se për tu angazhuar në këtë proces janë trajnuar 294 policë, të cilët do të garantojë votën çdo shtetasi, sigurisht që për këtë gjë garantojmë edhe çdo subjekt politik.
Këto uniforma blu për dy muaj janë aftësuar që të garantojnë zgjedhje korrekte dhe të ndershme. Që nga 25 Maji këto uniforma policie kanë ndjekur në takime elektorale të forcave të ndryshme politike në 48 qendra votimi si në Fier, Lushnjë, Patos, Ballsh, Divjakë, Roskovec etj. Janë zhvilluar 2230 takime dhe 135 automjete janë vënë në dispozicion, ka vijuar Premçi. Nga ana e tij prefekti i qarkut Fier Rauf Troka, ka kërkuar impenjim maksimal të mbrojtjes së kutive të votimit, një menaxhim me sukses të fushatës zgjedhore si dhe garantoi gjithë subjektet politike se do të zhvillohet një proces zgjedhor model. Në këtë angazhim të përbashkët foli edhe kryebashkiaku Baftjar Zeqaj i cili ka theksuar se është në përgjegjësi maksimale e shqiptarëve që të zhvillojnë një proces zgjedhor model pa probleme.