PD: Pushteti vendor i PS, shkelje flagrante ndaj kodit zgjedhor
Dega e Partisë Demokratike në Librazhd shprehu indinjatën për shkeljen flagrante që po i bëhet Kodit Zgjedhor nga drejtues të pushtetit vendor dje përmes një komunikate për shtyp. Kryetari i degës së PD-së në Librazhd, Arianit Çela deklaronte në këtë komunikatë se vendosja e një posteri të madh të PS mbi tarracën e ndërtesës së Bashkisë së Librazhdit, është shkelje flagrante e ligjit zgjedhor, në lidhje me propagandën elektorale. Sipas tij, bashkia e qytetit është institucion publik që i përket të gjithë qytetarëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet pronë e një partie politike.
Në vijim, thuhet se PD dega Librazhd i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të Bashkisë, Kastriot Begaj një javë më parë të urdhërojë heqjen e këtij posteri, por deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Dega e PD në Librazhd i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërhyjë ligjërisht në mënyrë që të ndalohen fushata elektorale në vende të tilla publike dhe të zhvillohet një propagandë e barabartë elektorale e forcave politike.