"Inflacioni i lartë, kujdes me investimet dhe taksat"
Banka e Shqipërisë, nivelin e lartë të inflacionit nga rritja e çmimeve, ia faturon si përgjegjësi tregjeve të huaja, por nga ana tjetër i ka kërkuar qeverisë shqiptare, më shumë kujdes me ritmin e investimeve. Duke parë situatën ekonomike në vend për tremujorin e parë 2007, BSH konstaton se kriza e çmimeve ka ardhur si rrjedhojë e shkaqeve që nuk varen direkt nga banka, por faktorëve të jashtëm, ndërsa përmirësimi i situatës në vend, do të varet nga politikat që do të ndjekë qeveria në të ardhmen. Po ashtu, BSH konstaton se niveli i ulët i investimeve dhe suficiti i krijuar nga të ardhurat tatimore mund të sjellin të tjera presione drejt inflacionit në periudhë afatshkurtër. Duke u nisur nga të gjitha këto shkaqe, Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së e pa të arsyeshme për të lënë të pandryshuar normën bazë të interesit me 6,25%. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, pasi është shqyrtuar informacioni mbi situatën ekonomike në vend dhe politikën monetare që duhet të ndiqet. Në vendimin e këshillit pranohet fakti i një inflacioni të lartë, i cili i ka kaluar me 0,6% nivelet e lejuara nga banka. Inflacioni vjetor gjatë tremujorit të parë të këtij viti ishte 3.7%, ndërkohë që norma vjetore e inflacionit në muajin mars shënoi 4.6%, ndërsa kufiri i BSH është 2,9-3,1%. Kontributin kryesor në këtë normë e ka dhënë inflacioni vjetor i ushqimeve të përpunuara (rreth 3 pikë përqindjeje), si dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike në muajin mars, e cila ka ndikuar me rreth 0.7 pikë përqindjeje në normën e përgjithshme të inflacionit.
Norma
Sipas BSH-së, rritja reale e ekonomisë gjatë vitit 2007 ka qenë rreth 6%. Sektori i industrisë, i tregtisë, i transportit dhe i shërbimeve të tjera janë rritur me ritme të larta gjatë këtij viti, ndërkohë që sektori i ndërtimit dhe ai i komunikacionit kanë regjistruar norma të ulëta rritjeje të shitjeve. Duke u nisur nga forcimi i presioneve inflacioniste si nga ana e ofertës, ashtu edhe nga ajo e kërkesës së brendshme, BSH ka rritur 3 herë normën bazë të interesit gjatë vitit 2007, duke e çuar atë nga 5.5% në 6.25%. "Efektet e shtrëngimeve të kaluara të politikës monetare duket se po materializohen gradualisht në ngadalësimin e ritmit të rritjes së ofertës monetare dhe në frenimin e rritjes me ritme të larta të çmimeve të ndërtimit", pohon banka. Megjithatë, sipas saj, shtrëngimet e njëpasnjëshme të politikës monetare ndaj lekut nuk kanë dhënë ende ndikimin e tyre të plotë në ekonomi.
Situata
Gjatë tremujorit të parë 2008, situata me arkëtimet nga taksat ka qenë pozitive, por jo shumë aktive në drejtim të kryerjes së shpenzimeve. "Konvertimi i tepricës aktuale në deficitin e programuar deri në fund të vitit duhet të kryhet në mënyrë graduale, duke evituar përqendrimin e shpenzimeve në muajt e fundit të vitit", thekson BSH. Lidhur me krizën e shtrenjtimit të çmimeve, BSH parashikon se "rritja e çmimeve të drithërave, të naftës dhe të mallrave të tjera bazë pritet të vazhdojë për një periudhë të pacaktuar". Kurse, lidhur me aktivitetin e qeverisë, BSH shton se "politika e pagave dhe e taksave, ecuria e investimeve dhe pritjet e agjentëve ekonomikë në përgjithësi do të përcaktojnë ritmet e rritjes së kërkesës së brendshme".
Guvernatori i BSH-së, Fullani:
"Në përfundim, mbështetur edhe në parashikimet e stafit të Bankës së Shqipërisë për ecurinë e inflacionit në 12 muajt në vijim, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se vendimi i sotëm (dje) për ta mbajtur të pandryshuar normën me 6,25%, është në përputhje dhe me objektivin madhor për rritjen ekonomike të vendit. Banka mbetet thellësisht e angazhuar për të marrë vendimet e duhura në përputhje me zhvillimet e faktuara".