E Diel, 1 Nëntor 2026

Pilotët duan siguri në Montmelo

Shoqata e pilotëve të Formula 1 (GPDA) i ka kërkuar Federatës Ndërkombëtare (FIA) të përcaktojë rregulla të reja sigurie në cirkuitin e Montmelos, ku të dielën u mbajt Çmimi i Madh i Spanjës. Në qendër të kritikave është kthesa numër 9, aty ku Heiki Kovalainen është bërë protagonist i një aksidenti të frikshëm, dhe kërkohet që distanca nga muret mbrojtës të jetë më e madhe. Aty, piloti i MekLarenit është përplasur me 240 km/h, pasi i kishte shpërthyer njëra nga gomat e përparme të makinës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›