Nike: Nuk i bëjmë presion Dinjos
Drejtuesit e kompanisë sportive "Nike" kanë bërë të ditur se nuk po i bëjnë presion Ronaldinjos për të zgjedhur Interin. Ndonëse braziliani duket se dëshiron Milanin, mediat kanë sugjeruar se dëshira e kompanisë sportive, që ka të drejtat e imazhit të tij, është që ai të kalojë te zikaltërit, të cilët vishen gjithashtu nga "Nike". "Hamendësitë ku ne shtyjmë Ronaldinjon drejt Interit janë vetëm spekulime. E ardhmja e lojtarit varet vetëm nga dëshira e tij", u shpreh drejtori i "Nike" për Italinë, Andrea Rosi.