E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres, sulmuesi më i mirë në Premierligë

Sulmuesi i Aston Villës, Darren Bent mendon se, përkundër mungesës së golave, Fernando Torres është ende sulmuesi më i mirë në Premierligën angleze, kur është në formë.

“Torres është sulmuesi më i mirë i kampionatit kur është në formë, është mjaft i mirë. E kam përcjellë atë që kur luante në Atletico Madrid e deri tash kur luan në Chelsea”, deklaroi sulmuesi anglez për tabloidin ‘The Sun’.

“Edhe pse e humbi një rast të pastër në Blackburn, ai mbetet më i miri. Është shumë i shpejtë, energjik, ka goditje të fortë, mund të gjuajë me të dyja këmbët dhe luan mirë me kokë”, përfundoi Bent.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›