E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp është sikur Mourinho

Sulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor e ka krahasuar trajnerin e tij, Harry Redknapp me ish trajnerin tek Real Madridi, Jose Mourinho.

“Redknapp është top trajner. Do ta krahasoja me Mourinhon, për mënyrën se si i trajton lojtarët. Ai na jep besim të madh. Edhe Harry di se si të flasë me lojtarët dhe kjo e bën atë të veçantë”, deklaroi ish futbollisti i Arsenalit dhe Manchester Cityt për magazinën Hotspur.

“Unë kam respekt të madh për Mourinhon, kam mësuar shumë nga ai në Real Madrid. Ai më dërgon mesazhe, kur shënoj gola”, vazhdoi sulmuesi togolez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›