E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afellay synon të kthehet në Barcelonë

Ibrahim Afellay nuk është dorëzuar në shpresën e tij për tu rikthyer në Barcelonë pas përfundimit të periudhës njëvjeçare të huazimit në Schalke 04.

Mesfushori ofanziv iu bashkua skuadrës gjermane gjatë afatit kalimtar të verës, por ka njoftuar se synon të kthehet sërish në Nou Camp.

“Synimi im është të kthehem në Barcelonë. Kur mendoj prapa te koha ime atje, më kujtohen vetëm gjëra pozitive. Ne gjithmonë jemi kënaqur shumë në stërvitje dhe kur kthehesha në shtëpi mezi prisja për të nesërmen”, deklaroi Afellay për OnsOranje.nl.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›