E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe një vit për Heynckesin

Jupp Heynckes mund të vazhdojë detyrën e trajnerit të Bayern Munichut edhe për një vit, ka njoftuar drejtori i përgjithshëm i klubit, Matthias Sammer.

Ish reprezentuesi gjerman ka theksuar se gjiganti bavarez është i kënaqur me punën e deritashme të Heynckesit dhe shtoi se strategu mund të vazhdojë qëndrimin e tij në Allianz Arena, ku ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.

“Ne jemi shumë të kënaqur me të. Andaj, në fund të këtij sezoni mund të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër”, deklaroi Sammer për të përditshmen gjermane Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›