Rafinha nuk largohet nga Bayerni

Lajm i keq për Tottenhamin. Mbrojtësi i Bayern Munichut, Rafinha ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga klubi. Në javët e fundit qarkulluan spekulime se Tottenham synim transferimin e brazilianit pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Mirëpo, 27 vjeçari ka theksuar se nuk dëshiron të braktis gjigantin bavarez.
“Kam kontratë deri në qershor 2014 dhe largimi nga Bayerni tani nuk hyn në planet e mija. Kjo është shumë e qartë, ëndërroj të fitoj tituj të rëndësishëm me këtë klub. Në muajt e fundit kam vuajtur nga një lëndim por synoj të kthehem të luaj rregullisht sikurse vitin e kaluar”, deklaroi Rafinha për O’Globo.