Afër Kukësit humbin jetën nënë e bijë nga Gjilani

Kukës, 31 gusht - Bilanc tragjik në autostradën Kalimash-Morin në 24 orët e fundit. Ndërkohë që kthimi nga pushimet ka qenë fatal për familjen Sadedini nga Gjilani i Kosovës. Një grua 28-vjeçare nga Gjilani bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç e gjysmë kanë humbur jetën të hënën në mbrëmje në Fushë-Dugagjin të Kukësit, rreth 7 kilometra pasi kishin dalë nga tuneli, duke udhëtuar në drejtim të pikëkalimit kufitar të Morinit.
Ndërkohë që janë plagosur bashkëshorti i saj, drejtuesi i mjetit, dhe fëmija tjetër 12-vjeçar.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Odeta Popa, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:50, mjeti tip “Fuoristrada” me targë 543 KS 048 me drejtues Ganimet Sadedini nga Gjilani i Kosovës, rreth 7 kilometra pasi ka dalë nga tuneli i Kalimashit në autostradën Kalimash-Morin, është përplasur me një automjet tip ”Ifa” me targë 3164 A me drejtues shtetasin Adem Vata nga fshati Surroi i rrethit të Kukësit.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend Ganimete Sadedini 28 vjeçe nga Gjilani bashkë me vajzën 1 vjeç e gjysmë Olsa Sadedini, ndërkohë që është plagosur drejtuesi i mjetit Ganimet Sadedini 33 vjeç dhe djali i tij Olsi Sadedini 12 vjeç. Të plagosurit janë transportuar për në Spitalin e Kukësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor i policisë së Kukësit. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se automjeti tip “Fuoristarda” me targa të Kosovës është përplasur me mjetin tip “Ifa”, i cili ka qenë i parkuar në autostradë në një korsi sigurie. Ndërkohë që nga hetimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit tip “Ifa” nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor për ndalimet në autostradë, duke mos vendosur trekëndëshin tregues dhe mjete të tjera fosforishente.
Ndërkaq 24 orë më parë, pikërisht në orët e vona të mbrëmjes së diel një 62-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën pasi është përplasur nga një autoveturë me targa të Kosovës dhe që kishte si drejtues një qytetar nga Gjilani.
Xhevat Duraku 62 vjeç nga fshati Morin i rrethit të Kukësit ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një autoveturë me targa të Kosovës me drejtues Besim Hysenin nga Gjilani. Gjatë tri javëve në autostradën Kalimash-Morin janë shënuar katër viktima me pasojë vdekjen, ndërkohë që numri i të plagosurve ka kapur shifrën e më shumë se 10 personave. Autostrada Kukës-Morin megjithëse është lëshuar për qarkullim më shumë se një vit më parë, ajo nuk i plotëson parametrat e një autostrade. Në shumë pjesë të saj, përfshirë edhe vendin ku ka ndodhur aksidenti, ku humbi jetën 62-vjeçari nga Morini, mungon sinjalistika rrugore. Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve vazhdon të mos zhvillojë tenderin për trafikndarëset, të cilat do të jenë metalike. Vendosja e trafikndarësve dhe e brezave të sigurisë do të pengonin edhe hyrjet e shumta në autostradë që po bëhen aktualisht nga banorë të fshatrave përreth autostradës, ndërkohë që në bazë të projektit në segmentin Morin-Kukës-Myç-Mamez ekzistojnë dy mbikalime në Bardhoc dhe Gostil, si dhe rrethrrotullimi në afërsi të Kukësit, në verilindje të tij. Por përgjatë gjithë autostradës që nga Morini deri në Myç-Mamez janë shënuar dhjetëra ndërhyrje nga fshatrat dhe lagjet që banojnë në afërsi të segmentit Morin-Kukës-Myç-Mamez , ndërkohë që anash autostradës kanë filluar të “mbijnë” edhe ndërtimet pa leje.