Dy vjedhje të rënda në kryeqytet

Prishtinë, 30 gusht - Një Llaptop Dell ne vlerë rreth 600-700 euro, stoli ari ne vlerë 15 m ijë euro si dhe 150 euro para janë vjedhur mbrëm]ë në një shtëpi në lagjen Ulpiana të kryeqytetit. Policia njofton se ankuesi ka raportuar se persona te panjohur me force kishin hapur derën e shtëpisë se tij dhe kishin arritur te vjedhin gjërat e lartpërmendura. Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që ende nuk ka të arrestuar. Ndërsa në një rast tjetër po në Prishtinë është raportuar për vjedhjen e një motoçikleta e tipit Honda 600 kubik, ngjyrë kaltër e bardhë në vlerë rreth 11.000 euro. Rasti është nënë hetime.